Lajme

Vetëvendosje tregon nëse do të organizohet protestë për aktivistët e saj

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 17 November 2017

Menjëherë pas vendimit të  Gjykatës Themelore në Prishtinë për të dënuar me 20 vite burg katër aktivistët e Vetëvendosjes u organizuar konferencë për media nga kjo parti.

Në këtë konferencë u paraqitën Kryetari  Vetëvendosjes dhe Visar Ymeri dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV, Dardan Molliqaj, shkruan Infokusi.com

I pyetur nga gazetarët se a do të organizohet protestë kundër vendimit të Gjykatës kryetari i Vetëvendosjes ka thënë se ende nuk mund të thotë asgjë.

-Advertisement-

“Tash për tash nuk mund të u them asgjë, unë thash që kemi betejë jashtëzakonisht të rëndësishme politike dhe jemi duke punuar për të “ ka thënë Ymeri.

Aktivistja  e Vetëvendosjes, Adea Batusha është dënuar me dy vjet vjet burg,  Frashër Krasniqi është dënuar me tetë vjet burg, Egzon Haliti është dënuar me pesë vjet, Atdhe Arifi me pesë vjet burg./INFOKUSI

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera