Vetëvendosje thotë se “RTK do të çlirohet”, por e pranojnë se bordin s’mund t’ua prekin
Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 08 April 2020
Vetëvendosje thotë se “RTK do të çlirohet”, por e pranojnë se bordin s’mund t’ua prekin
Lëvizja Vetëvendosje po thotë se do të çlirohet transmetuesi publik, teksa kanë folur për zgjedhjen e 7 anëtarëve në bordin e ri.
Deputeti i LVV’së, Valon Ramadani ka deklaruar se është në përgjegjësi të Kuvendit që të bëjë zgjedhjen e bordit të ri.
“Deri tani për shkak të interesave e koniukturave partiake kemi pasur e kemi borde që më shumë i shërbejnë interesave shumë të ngushta të eksponentëve të pushtetit të vjetër sesa publikut të gjerë.
RTK-ja duhet ta ndryshojë qasjen me publikun dhe mbi të gjitha me standardet profesionale të misionit që e ka gazetaria e informimi i drejtë në një shoqëri. Duhet të bëjë raportime të mirëfillta e i duhet një skanim i gjendjes reale. Auditim nga Zyra Kombëtare e Auditimit nuk ka pasur që nga viti 2015 në këtë institucion, e edhe raporti vjetor i punës ka vite që nuk u miratohet në Kuvend për shkak të mangësive të mëdha. Raportime të panumërta për keqpërdorim të buxheteve të kaluara (12 milionë euro në vit), kontrata fiktive, kontrata për qera veturash me çmime absurde, kontrata për punësime po ashtu fiktive për persona që as nuk paraqiten në pozicionin e punës apo për persona që nuk kanë asnjë lidhje me pozitën që e mbajnë, diskriminim dhe pengim të punës së profesionistëve të gazetarisë, produksionit, dhe stafit të teknologjisë së informacionit, mos investim dhe mos interesim për përforcimin e rrjetit transmetues të antenave në të gjithë territorin, mos pagesë e borxhit prej 500.000.00 euro për Rrjetin e Transmetimit Terestrial të Kosovës (KTTN), si dhe keqpërdorim të pajisjeve teknologjike dhe logjistike të RTK për kompanitë private të disave për menaxhmentit, etj etj.”, ka shkruar ai.
Ramadani thotë se në RTK duhet të bëhen reforma të thella e se hapi i parë drejt reformës duhet të jetë bordi i ri, auditim i ri e hetime në këtë institucion publik.
“Ministria e Financave dhe Transfereve për aq sa ka kompetencë ka vendosur rregull (dhe po e aplikon, në kërkesën e ligjshme për dorëzimin çdo tre muaj nga menaxhmenti i RTK së raporteve të rregullta financiare.
Andaj, i bëj ftesë publike, çdo personi profesionisti e profesionisteje e njohësve të fushave të ndërlidhura me shkencat e komunikimit masiv, gazetarisë, jurisprudencës dhe veçanërisht auditimit, që në secilin konkurs të ardhshëm të RTK-së, që duhet të jetë transparent e i hapur (jo sekret e i kurdisur – siç ka qenë deri tash), të aplikojë dhe të ndjekë procedurat ligjore, qofshin nga Kosova e po ashtu nga MËRGATA që njëherë e mirë ky medium publik të drejtohet nga njerëz që do t’i shërbejnë të mirës së përgjithshme e edukimit të publikut.
Si deputetë të Kuvendit, si Nënkryetar i Komisioni parlamentar, ku jemi së bashku edhe me deputët Arbëreshë Kryeziu Hyseni e Agon Batusha si përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ju garantojmë që do të sigurojmë transparencë maksimale për të gjithë procesin e përzgjedhjeve e konkurseve të reja në këtë medium publik.
RTK-ja do të çlirohet”, ka shkruar ai.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...