Lajme

Vetëvendosje thotë se protestat e aktivistëve nuk janë qëndrim e as organizim i saj

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 25 March 2020

Drejtuesi i Sekretariatit për Media dhe Komunikim në Vetëvendosje, Arlind Manxhuka përmes një postimi në Facebook ka thënë se protesta e aktivistit Valdrin Ahmetit para Kuvendit të Kosovës nuk është organizim e as qëndrim i Vetëvendosjes.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti, sot ka dalë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, për të protestuar kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Ahmeti ishte i vetëm në këtë protestë.

-Advertisement-

“Protestat apo organizimet e thirrura nga qytetarë të ndryshëm, edhe nëse janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk është qëndrim e as organizim apo thirrje e Lëvizjes, por thirrje individuale e këtyre aktivistëve, të cilët kanë mendim dhe qëndrim edhe përtej subjektit. Ne i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve dhe aktivistëve të zbatojnë masat, të ruajnë distancën dhe të kujdesen për shëndetin”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera