Lajme

Vetëvendosje thotë se dërgoi 300 tonë ndihma për të prekurit nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 01 December 2019

Vetëvendosje ka deklaruar se ka dërguar mbi 300 tonë ndihma për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në facebook, shkruan gazeta infokus.

“Menjeherë pas tërmetit në Shqipëri jemi mobilizuar për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo fatkeqësi. Qendrat tona gjithandej Kosovës kanë mbledhur nga qytetarët mbi 300 tonë ndihma të cilat i kemi nisur në tre konvoje. Dhimbjet i përballojmë bashkë! “, thuhet në njoftimin e VV-së./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera