Lajme

Vetëvendosje thotë që nuk dihet a do kenë sot takim me LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 26 January 2020

LDK e Isa Mustafës të dielën e 26 janarit e kishte caktuar si afat të fundit për Vetëvendosjen.

Kjo për të arritur marrëveshjen për të formuar qeverinë, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo, deri tash nga asnjëra parti nuk është bërë e ditur nëse janë takuar apo kanë plan ta bëjnë një gjë të tillë.

-Advertisement-

E zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, po thotë që nuk ka ende informata nëse do të ketë takim.

“Nuk kam informacion nëse do të ketë takim apo jo. Nga zyrtar të të dyja subjekteve është thënë se këtyre ditëve do të ketë”, ka thënë Manxhuka.

Isa Mustafa, shef i LDK-së, pati thënë që marrëveshja ose do të bëhet deri në fund të kësaj jave ose do të thuhet që nuk ka kushte, shkruan gazeta inFokus.

“Mendojmë se marrëveshja do të qetë në pah një qeveri të balancuar dhe përgjegjësi të balancuara ndërmjet dy palëve në harmoni me atë që qytetarët e Kosovës na kanë dhënë besimin me votën e tyre ne si LDK me 28 deputetë dhe LVV-së me 29 deputetë. Ne kemi dhënë një propozim që është shumë i balancuar që LVV duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë dhe mbetemi që të bisedojmë, por që ajo të ketë një përfundim sa më shpejt mundësisht deri në fund të kësaj jave, që të bëjmë marrëveshje ose të konstatojmë se nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet”, pati thënë Mustafa./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera