Fokus

Vetëvendosje shpenzoi 45 mijë euro në ditë për fushatë

Autori: Halil Berisha 18:00 | 10 December 2019

Vetëvendosje e Albin Kurtit, doli partia e parë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 Tetorit.

Për këtë Vetëvendosje, ashtu sikur edhe partitë tjera bëri fushatë zgjedhore 10 ditë, shkruan gazeta inFokus.

E për këto ditë, Vetëvendosje, ka shpenzuar plot 451 mijë e 979 euro e 85 cent.

-Advertisement-

Kjo sipas publikimeve nga KQZ, shkruan gazeta inFokus.

Nga kjo i bije që Vetëvendosje për çdo ditë të fushatës ka shpenzuar nga 45 mijë e 197 euro e 98 cent.

Pjesën më të madhe të parave, Vetëvendosje i paguajti për reklama, reprezentacion e konferenca, plot 245 mijë e 749 euro e 29 cent.

Për paga e kompenzime gjatë këtyre 10 ditëve paguajti 69 mijë e 831 euro e 91 cent ndërsa për transport ka paguar 61 mijë e 845 euro e 3 cent ose rreth 6 mijë e 100 euro në ditë.

Mallra bleu 22 mijë e 392 euro e 12 cent e shpenzime të përgjithshme pati 48 mijë e 40 euro e 12 cent, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa tek shpenzimet e ndryshme thuhet që janë harxhuar 4 mijë e 121 euro e 38 cent.

Mirpëo, gjatë këtyre ditëve të fushatës Vetëvendosje ka pasur edhe 119 mijë e 546 euro e 85 cent të hyra.

Këtu, pjesa më e madhe, ose 95 mijë e 96 euro e 58 cent erdhën nga donacionet e kontributet në të holla ndërsa kontributet në natyrë në mall e shërbime mbërrinë vlerën 24 mijë e 450 euro e 27 cent./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera