Lajme

Vetëvendosje shfrytëzon kohën në opozitë, merret me zgjedhje të brendshme partiake

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 20 September 2020

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme. Nga LVV thonë se nga 20 shtatori, secili anëtar i Lëvizjes, dhe kurdo që është anëtarësuar, do të ketë të drejtë për të votuar e për t’u kandiduar.

“Ashtu siç e parasheh statuti ynë e siç e kërkon demokracia e brendshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shpallur zgjedhjet e brendshme të përgjithshme. Nga 20 shtatori, secili anëtar i Lëvizjes, dhe kurdo që është anëtarësuar, do të ketë të drejtë për të votuar e për t’u kandiduar”, thuhet në njoftimin e VV’së.

Në këto zgjedhje do të zgjedhen kryesitë e kryetarët e pikave nëpër lagje e fshatra.

-Advertisement-

“Në 30 qendra të Lëvizjes në Kosovë e 13 qendra në mërgatë, anëtarët e Lëvizjes do të kenë mundësi që përmes parimit “një anëtar, një votë” të zgjedhin kryesitë e kryetarët e pikave nëpër lagje e fshatra, të propozojnë kandidatët që vlerësojnë më së shumti apo edhe të vetpropozohen”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera