Vetëvendosje më s’është unike as në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 09 February 2018
Përkundër përçarjeve të brendshme dhe dorëheqjeve të shumta nga postet udhëheqëse partiake, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po përpiqen që të ruajnë unitetin e tyre në Kuvend. Sipas tyre, votuesit i kanë mandatuar ata që të provojnë të jenë një zë i fuqishëm në Kuvend, që do të përpiqet t’i korrigjojë për të mirë zhvillimet politike ne vend.
Por, analistët në anën tjetër po e shohin rolin e Vetëvendosjes në zbehje e sipër.
Pas dorëheqjeve të shumta, përfshi edhe atë të ish-kryetarit Visar Ymeri, nënkryetarëve dhe Sekretarit Organizativ të partisë, ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje në dy grupe, sikur u legjitimua me zgjedhjen e Albin Kurtit kryetar të kësaj partie.
Zgjedhja e Kurtit, ishte bojkotuar nga grupi i zyrtarëve të saj që kishin dhënë paraprakisht dorëheqje.
Për faktin që në mesin e të dorëhequrve kishte edhe deputetë të Vetëvendosjes, ishte vlerësuar se zhvillime të tilla mund të çonin në krijimin e dy grupeve parlamentare të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.
Por, aktualisht, deputetët e këtij subjekti politik, thonë se përkundër dallimeve që kanë dalë në pah kohëve të fundit, të gjithë deputetët e Vetëvendosjes, duhet t’i kenë qëndrimet e përbashkëta.
Deputetja Arbërie Nagavci, tha për Radion Evropa e Lirë, se të gjithë deputetët e Vetëvendosjes, duhet t’i qëndrojnë besnik votës së qytetarëve dhe mbështetësve të kësaj lëvizjeje.
“Secili prej deputetëve të cilët janë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka përgjegjësi ndaj votuesve të tyre. Secili prej nesh kemi garuar me programin e Lëvizjes edhe uroj dhe shpresoj që deri në fund t’i përmbushim premtimet që ua kemi dhënë qytetarëve dhe të punojmë për të mirën e përgjithshme të Republikës së Kosovës”, tha Nagavci.
Kurse deputetja tjetër e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, e cila ka dhënë dorëheqje nga pozitat drejtuese në parti, thotë se ende është herët të flitet nëse grupi i të dorëhequrve, do të ndahet edhe në një Grup Parlamentar në Kuvend.
“Pa e marrë vendimin edhe ne vetë, pa u përcaktuar numri i deputetëve, ne nuk mund të vendosim. Janë disa çështje ende të padefinuara. Edhe mendimi im personal është që ne që kemi dhënë dorëheqje prej strukturave, duhet të vazhdojmë rrugëtimin së bashku”, tha deputetja Pantina për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq, Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë, se ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje në dy grupe të deputetëve, do ta dobësonte këtë subjekt politik.
“Kjo do ta dëmtonte Lëvizjen Vetëvendosje, e edhe fuqia si grupi më i madh parlamentar do t’i humbte, pavarësisht nëse formohen, pra grupet, dhe nëse kanë qëndrime të njëjta, megjithatë fuqia e argumenteve, të gjitha ato kauza të cilat dëshirojnë t’i shtyjnë në Kuvend, do të jenë më pak të fuqishme”, thotë Krasniqi.
Publikimi i bisedave private ndërmjet deputetëve të Vetëvendosjes, ku kishte edhe shprehje fyese të drejtuara ndaj Albin Kurtit, shfaqi përplasjet në këtë parti.
Pas zgjedhjes së Albin Kurtit sërish në krye të partisë, deputeti Glauk Konjufca dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, janë përzgjedhur nga Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje për të negociuar ndërmjet dy grupeve brenda Lëvizjes, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhjeje për problemet dhe ndasitë që e kanë përfshirë këtë subjekt politik.
Të tjera
-
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mundet ma mirë
Kandidati i Partisë Dremoratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ësht...
-
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Sigurisë në Halifax, ka viju...
-
Aksidentohet një kamion në Rixhevë të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rixhevë të Klinës, shkru...
-
E çuditshme: Shoferi vozit në anën e kundërt të rrugës në “Arbëri” të Prishtinës
Një veturë është kapur duke rrezikuar teksa ecte në drejtim të kundërt. Te...
-
“Masi edhe në diskoteka po mbajnë drita pse jo edhe në çifteli”- Njihuni me burrin që punon që nga fëmijëria çiftelinë, do mahniteni si e krijoi atë edhe me drita
Që nga mosha 12 vjeçare, i lindi dëshira e pasioni ndaj çiftelisë, shkruan Ga...
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...