Vetëvendosje reagon për deklaratën e Thaçit lidhur me mandatarin për formimin e institucioneve
Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 02 July 2017
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se do të zbatojë vendimin e vitit 2014, të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatarin për formimin e institucioneve qeverisëse në Kosovë.
Thaçi ka thënë për RTK, se vendimi në fjalë shpreh qartë se fituesi i zgjedhjeve në këtë rast koalicioni PAN, është mandatari për formimin e Qeverisë.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se nëse, kushdo që nuk i ka numrat do të mundohet të uzurpojë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, do të marrë përgjegjësinë për cilëndo situatë të krijuar pastaj.
“Nëse Thaçi nuk e respekton të drejtën e mandatarit që e ka shumicën e LVV-së me partnere, atëherë ai do të përballet me vendoshmërinë e qytetarëve për ta mbrojtur votën dhe fitoren”, ka thënë Selimi.
I pyetur se a do të thotë e gjithë kjo që Kosova mund të përballet edhe me protesta, si qasje e qytetarëve për të kundërshtuar këtë, Selimi ka cilësuar se për këtë gjë qytetarët do të vendosin vetë, sepse sipas tij ata e dinë vetë këtë çështje.
Ndryshe presidenti i vendit, se vendimi i Kushtetuese në vitin 2014 është i qartë dhe nuk lë hapësirë për interpretime politike as në rast të dështimit të formimit të institucioneve nga koalicioni fitues, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
Zgjedhjet e 11 qershorit nxorën fitues koalicionin PAN me 33.92 përqind duke u pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 27.16 përqind dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25.79 përqind.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...