Lajme

Vetëvendosje reagon ashpër kundër uljes së dënimit në 24 vite e gjysmë për Pjetër Ndrecajn

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 14 September 2020

Pasi Gjykata e Apelit e kishte dënuar me burgim të përjetshëm, rasti i Pjetër Ndrecajt u kthye në rigjykim nga Gjykata Supreme.

Tash Pjetër Ndrecajt iu shqiptua dënimi prej 24 vite e 6 muaj, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi ai dy vite më parë ka vrarë bashkëshorten e tij Valbonen dhe vajzën 9-vjeçare Klarën.

-Advertisement-

Ngjarja kishte ndodhur në lagjen Brekoc të Gjakovës, ku thuhet se Ndrecaj kishte shkuar për ta marrë gruan e tij nga familja e saj e pas refuzimit kishte shtënë me armë AK-47 duke vrarë bashkëshorten e vajzën.

E ndaj kësaj uljeje të dënimit kanë reaguar ashpër zyrtarë të Vetëvendosjes.

Ndër ta është edhe ish-minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu po thotë që është e shokuar nga ky vendim, shkruan Gazeta Infokus.

“Jam e shokuar me uljen e dënimit për vrasësin e të ndjerës Valbonës dhe vajzës së saj!

Ky aktgjykim është padrejtësia e radhës ndaj grave. Ky aktgjykim është aq skandaloz sa tregon se jeta e gruas e fëmijëve nuk është e vlefshme për institicionet e drejtësisë. Në vend se institucionet e drejtësisë të jenë vendi ku triumfon drejtësia ato janë shndërruar në zyra për pazare e vendime të turpshme ku amnistohen kriminelët e inkurajohen të tjerë për veprime kriminale!

Asnjëherë më shumë nuk kemi pasur nevojë për shtetin e së drejtës!”, ka shkruajtur Haxhiu.

Reagim të ashpër pati edhe nënkryetarja e partisë, Arbërie Nagavci, shkruan Gazeta Infokus.

“Vrasja e Valbona Markut dhe vajzës së saj 9 vjeçare nga bashkëshorti i saj,  Pjetër Ndrecaj kishte tronditur me të drejtë të gjithë.

Autoritetet përgjegjëse shtetërore kishin dështuar të mbrojnë jetën e Valbonës dhe vajzës 9 vjeçare.

Por, sot, vendimi për të ulur dënimin për autorin e këtij krimi të dyfishtë është mesazh i dëmshëm dhe i gabuar për të gjithë ata që ushtrojnë dhunë mbi gratë dhe veç sa rritë pasigurinë e grave dhe vajzave viktima të dhunës.

Shteti dhe institucionet e tij kanë përgjegjësi mbrojtjen e jetës. Dhuna në familje ka ardhur duke u rritur, andaj sjellja e tillë e sistemit të drejtësisë jo që nuk i kontribuon parandalimit, por përkundrazi rëndon edhe më shumë gjendjen e rëndë të vajzave dhe grave në Kosovë”, ka shkruar Nagavci./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera