Lajme

Vetëvendosje publikon një foto ku shihet duke votuar drejtori i Shpend Ahmetit

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 21 January 2018

Votimi në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon i rregullt”, thuhet në njoftimin zyrtar të partisë. Por, ajo që vërehet në këtë njoftim është fotoja me të cilin është ilustruar. Arben Vitia shihet duke marrë fletvotimin për të ja dhënë votën Albin Kurtit.

I njejti duket se është njeri i besueshëm i tij, pasi javë më parë kur Albin Kurti i ishte drejtuar aktivistëve me një letër nga burgu, leximin e saj ia kishte besuar njërit prej njerëzve më të afërt të Shpend Ahmetit, si dhe asamblistit më të votuar të LVV-së, Arben Vitisë.

Në njoftim thuhet se në VV po vazhdon procesi i rregullt zgjedhor, përfshirë edhe mërgatën. Përderisa bëjnë thirrje që të dalin sa më shumë në votime.

-Advertisement-

“Shfrytëzojmë rastin të ftojmë edhe një herë të gjithë anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të dalin sot në votim për ta ushtruar të drejtën e tyre demokratike për përcaktimin e drejtimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Express.

Përndryshe, asnjë prej zyrtarëve të dorëhequr të Vetëvendosjes s’ka dalë të votojë në zgjedhjet për Kryetar të Vetëvendosjes.

Kjo ditë pritet ta rikthejë Kurtin në pozitën e tij të vjetër atë të kryetarit të Vetëvendosjes. Ndërsa, të dorëhequrit nga kjo parti e që janë të shumtë në numër nuk kanë dalur për të votuar.

Njejtë kanë bërë edhe figurat tjera të rëndësishmë të partisë si: Visar Ymeri, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Shqipe Pantina etj. Për të cilët po thuhet se shumë shpejt do të formojnë një parti të re, emri i së cilës pritet të jetë Alternativa Social Demokratike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera