Lajme

Vetëvendosje publikon letrën dy faqe dërguar Lidhjes Demokratike të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 16 January 2020

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrën që të ënjten Albin Kurti i ka nisur Isa Mustafës, kreut të LDK-së, shkruan gazeta inFokus.

Kurti duke iu drejtuar Mustafës tha se bujarisht i kanë ofruar LDK-së gjysmën e qeverisë.

Kurti i ka thënë Mustafës se është për të ardhur keq se si ai ka vendosur që të ndalë bisedimet për koalicion, duke thënë se e ka detyruar që të shkruaj letra.

Ai i ka bërë thirrje që të kthehen e të diskutojnë për koalicion.

Lideri i LV-së më tutje i ka bërë të qartë Mustafës se nuk do të diskutojnë për kryeparlamentarin, pasi që sipas tij kjo do të ishte jodemokratike./Gazeta inFokus/

 

Të tjera