Lajme

Vetëvendosje prish koalicionin me PDK-në në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 31 May 2023

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë prishur bashkëpunimin për qeverisje në Komunën  e Gjilanit.

Për këtë ka njoftuar kryetari i komunës, Alban Hyseni.

“Kundërligjshmërinë dhe padrejtësinë e luftojmë, pa kompromis. Pas dështimit të seancës për të tretën herë me rradhë, qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund”, është shprehur Hyseni, njofton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

“Janë tri vendime, pas të cilave, të ngjashme presim të vijnë ende për votim, që po bëhen shkaktarë për ndërprerjen e bashkëpunimit. Vendimet e konstatuara si të kundërligjshme, si dhe që favorizojnë individë e grupe të interesit janë tema që nuk diskutohen, por anulohen, pa alternativë!”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka thënë se ata vazhdojnë të jenë parimorë dhe se askush nuk do ta pengojë misionin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera