Lajme

“Vetëvendosje po tenton të bëjë koalicion me PDK-në”

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 21 May 2020

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj thotë se LDK nuk ka ndonjë koordinim me Presidentin për formimin e qeverisë së re.

Manaj thotë se LDK pret që pretendimet e saja të bërë me shkrim të merren parasysh nga Gjykata Kushtetuese dhe të vendos në favor të krijimit të një shumice parlamentare.

Ai thotë se LDK koalicionin me subjektet tjera e ka bërë para se Lëvizja Vetëvendosje ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

-Advertisement-

“LDK dhe partnerët janë të gatshëm që nëse Kushtetuesja vendos që dekreti është në pajtim me Kushtetutën, t’i themelojnë institucionet pa ndonjë vonesë”, tha Manaj.

Deputeti i LDK-së thotë se kjo parti nuk pa pasur ndonjë pakt me Presidentin as për mandatarin e as për rrëzimin e qeverisë.

“Lëvizja Vetëvendosje e dinë se koalicioni është rrëzuar për shkak të prishjeve të raporteve me Amerikën dhe shkarkimin e Ministrit të Brendshëm pa asnjë konsultim me LDK-në”, theksoi ai në RTV Dukagjini.

Manaj thotë se pas rrëzimit të qeverisë Glauk Konjufca i harroi sulmet ndaj PDK-së dhe tha se kjo parti është më konstruktive se LDK.

“Këto deklarata nuk janë bërë pa qëllim pasi këta asnjë deklaratë nuk bëjnë asnjë deklaratë pa koordinim me Albin Kurtin. Këtë e kanë bërë pasi gjatë kësaj periudhe kanë tentuar të bëjnë koalicion me PDK-në dhe sot e kësaj dite tentojnë të bëjnë koalicion”, deklaroi ndër të tjera Shkëmb Manaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera