Vetëvendosje po përgatit kallëzim penal për gjyqtarin Beqir Kalludra
Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 02 December 2017
Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se po përgatit kallëzim penal për gjyqtarin Beqir Kalludra, për shkak, siç thuhet, persekutimit të aktivistëve të kësaj partie në seancën e djeshme gjyqësore ndaj deputetëve Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu.
“Gjatë kësaj seance, ku u morën në pyetje dëshmitarët e prokurorisë, gjyqtari Kalludra, mbante haptazi anë dhe u jepte dëshmitarëve këshilla sugjestive, sa herë që ata merreshin në pyetje nga deputetët tanë në këtë seancë.
Edhe atëherë kur dëshmitarët kishin vullnet të përgjigjeshin, ky gjyqtar ua ndërprente fjalën, ndërhynte pa asnjë të drejtë në pyetjet e deputetëve, me ç’rast u pamundësohej atyre që nëpërmjet këtyre dëshmitarëve të ofronin prova me anë të së cilave edhe njëherë do të vërtetohej qëllimi politik për veprimet tona në mbrojtje të Republikës dhe territorit.
Ai donte që deputetët tanë të bënin pyetje që u pëlqejnë dëshmitarëve dhe atij. Kjo është shkelje esenciale e palëve në procedurë në rastin konkret deputetëve tanë”, thotë Vetëvendosje.
“Ky gjyqtar shkoi aq larg sa që deputeten Donika Kadaj-Bujupi e nxori nga seanca, vetëm se ajo i bëri pyetje deputetit Nuredin Ibishi, mbi veprimet faktike nga e kaluara e tij e që ishin me rëndësi për ta dëshmuar karakterin dhe integritetin e dëshmitarit”, thuhet më tej në postimin e Vetëvendosjes.
Lëvizja Vetëvendosje përkujton se më 22 nëntor ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues, kryesuar nga Beqir Kalludra, por ende pa marrë vendim kryetarja e Gjykatës Themelore, mbi këtë përjashtim, i lartpërmenduri, më 23 nëntor ka marrë vendim të paligjshëm për arrestimin e 3 deputetëve, Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Albulena Haxhiut dhe caktimin e paraburgimit ndaj tyre.
Sipas Kodit të Procedurës Penale neni 43, gjyqtari ndërpren çfarëdo veprimi, nëse ka kërkesë për përjashtimin e tij. Rrjedhimisht lëshimi i urdhërarresteve 1 ditë pas kërkesës për përjashtim është shkelje e KPRK pra me këtë vendim të paligjshëm Beqir Kalludra ka kryer vepër penale andaj Lëvizja Vetëvendosje po përgatit kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, si dhe në Zyrën e Prokurorit Disiplinor.
Vetëvendosje kërkon nga gjyqtari lirimin e deputetëve dhe aktivistëve që padrejtësisht po mbahen në burg.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...