Vetëvendosje po bën gati dokumentimin e krimeve të luftës
Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 21 October 2018
Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë gati dokumentimin e krimeve të luftës.
Kjo parti po përgatit projektligjin i cili do t’i dokumentonte krimet e Serbisë, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Mos ndërmarrja e këtij veprimi më herët, po quhet fatkeqësi nga deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.
“Nuk e kuptoj se si kanë mundur këta njerëz që kanë drejtuar institucionet në Kosovë të mos e ndërmarrin asnjëherë këtë veprim. Ka shumë vende ku krimet i kanë të dokumentuara edhe në faqet e tyre zyrtare. Për neve është e papranueshme që nuk kanë ndërmarrë asgjë në këtë drejtim”, ka deklaruar Haxhiu.
Haxhiu theksoi se ka pasur shumë organizata të shoqërisë civile vendore dhe ndërkombëtare që kanë dhënë informacione për krimet, masakrat dhe dëmet e tjera të Serbisë në Kosovë.“Prandaj, kemi konsideruar që të kemi një projektligj të tillë, jemi në fazat fillestare, por po ashtu kjo vjen edhe pas mbylljes së institutit për krime të luftës që ekziston në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Ky institut nuk ekziston dhe pa asnjë shpjegim është mbyllur”, ka shtuar ajo.
Haxhiu vlerëson se në këtë drejtim do të duhej që të ekzistojë një ligj edhe për një institut të ri që do ta fuqizonte atë, por edhe për muzeun e krimeve të luftës.“Të gjitha këto jemi duke i diskutuar në strukturat e Vetëvendosjes për shkak se ne duhet të ndërmarrim veprime për ta dokumentuar atë që Serbia e ka bërë në Kosovë”.
Vetëvendosje po insiston edhe në miratimin e Projektligjit për Hetim Parlamentar, i cili, sipas tyre, nuk përmban nene që janë në kundërshtim me Kushtetutën, raporton EO.
Ky projektligj është shqyrtuar në vazhdimin e seancës plenare të premten, por është kundërshtuar nga disa deputetë të PDK-së me arsyetimin se disa prej neneve të këtij projektligji janë kundërkushtetuese.
“Në këtë projektligj në rrethana normale natyrisht që do ta përkrahnim si të tillë dhe ajo që është bërë debat në Komisionin për Legjislacion ka të bëjë vetë me raportin e Prokurorisë me Komisionin Hetimor Parlamentar”.
“Pra, kur një Komision Hetimor Parlamentar e përfundon punën e tij, ai ia dërgon atë raport përfundimtar me rekomandime Prokurorisë dhe në këtë rast Prokuroria obligohet që ta njoftojë Kuvendin se ku kanë shkuar punët me rastin konkret”.
Haxhiu thotë se ata që vlerësojnë se ky projektligj nuk është në përputhje me Kushtetutën janë të njëjtit që, sipas saj, kanë kapur sistemin e drejtësisë.“…janë pikërisht ata të cilët e kanë kapur sistemin e drejtësisë dhe tash japin mendime të tilla që kinse në këtë projektligj po ekzistoka diçka që është në shpërputhje me Kushtetutën”.
Të tjera
-
O’Brien zbarkon në Beograd, nesër mban takim me Vuçiqin
Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamen...
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...
-
Në OKB kërkohet që Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet m...
-
Çka po synon Serbia me testimin e ąrmëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet usht...
-
Policia e Kosovës arreston një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Ve...
-
ĶRIMI NË FAMILJE| 45 gra e burra të vrārë, këto janë shifrat shokuese të 4 viteve të fundit në Kosovë
Hiq më pak se 45 gra e burra u vranë nga familjarët e 10 mijë e 621 të tjerë ...
-
Instruktorë të zbulimit britanik trajnojnë FSK-në
Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me suks...
-
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ngrit shqetësime rreth Projektligjit për Gjykatën Administrative
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka dorëzuar deklaratë në Komisionin P...
-
“Sajesë dhe gënjeshtër, Mustafa i reagon Kurtit që tha se marrëveshja e 2015-ës shkel Kushtetutën
Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një d...
-
Bulliqi pret në takim Gërvallën, diskutojnë për Podujevën
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për ...