Fokus

Vetëvendosje përmes videos ia qet në shesh “gënjeshtrat” Avdullah Hotit

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 09 September 2020

Vetëvendosje i ka publikuar nëpërmjet një videoje Kryeministrit Avdullah Hoti, qëndrimet që ky i kishte për mini-shengenin Ballkanik.

Aty, shihet ku nga Kuvendi, Avdullah Hoti thoshte se qëndrimi i tyre për mini-shengenin dihet tashmë publikisht, shkruan Gazeta Infokus.

Madje, shefi i Qeverisë deklaronte se ky qëndrim nuk do të ndryshoj asnjëherë.

-Advertisement-

Deklaratë kjo e dhënë para shkuarjes e nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington, pjesë e së cilës është edhe mini-shengeni.

“Para takimit me Vuçiqin deklaronin me bindje se asnjë qëndrim nuk ka ndryshuar. Tash pas takimit me të pamë se kjo ishte gënjeshtër”, ka shkruar Vetëvendosje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera