Lajme

Vetëvendosje përjashton militantin që përdori gaz lotsjellës në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 26 February 2019

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Ferizaj ka mbajtur zgjedhjet e brendshme ku u kompletuan strukturat e Këshillit të Qendrës.

Gjatë kësaj mbledhje anëtari i kësaj qendre me inicialet E.B, kishte hedhur bombol gazi në fund të sallës ku mbahej mbledhja.

E në lidhje me këtë Qendra në Ferizaj e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë masa.

-Advertisement-

“Për sjelljet e pahijshme dhe antistatutore të anëtarit të deritashëm E. B., Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për përjashtim nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me arsyetimin se ka penguar mbajtjen normale të mbledhjes së Këshillit të Qendrës, dhe si person i paautorizuar ka ndërhyrë gjatë punimeve të Këshillit dhe se ka dëmtuar imazhin dhe integritetin e Organizatës me veprimet e tij. Ndërsa, anëtarëve L. C., P. C., K. C., si dhe R. R. iu pezullohet statusi i anëtarit deri në sqarimin e plotë të rastit” thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera