Lajme

Vetëvendosje paralajmëron kallëzim penal ndaj Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 21 June 2018

Lëvizja Vetëvendosje po përgatit një kallëzim penal ndaj vendimit të qeverisë së Ramush Haradinajt për të ja rritur rrogat vetes.

Kështu ka bërë të ditur deputetja Albulena Haxhiu, e cila konsideron se ky vendim është i jashtëligjshëm.

“Vendimi i paligjshëm i Qeverisë për rritjen e pagave, është në kundërshtim edhe me Ligjin për Buxhetin e vitit 2018 dhe ka implikime buxhetore rreth 8 milion Euro. Ne jemi duke i bërë kallëzimet penale dhe shumë shpejt do t’i deponojmë ato”, shkroi ajo në Facebook.

-Advertisement-

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, ka thënë sot në T7 se vendimi për rritje të pagave nuk po zbatohet derisa kjo çështje të inkorporohet në Ligjin e Pagave.

“Edhe Ministri i Financave sikurse zyrtarja e BE-së po kërkon që rritja e pagave të inkorporohet në Ligjin e Pagave”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera