Vetëvendosje ngre padi për hidrocentralet në Deçan
Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 04 December 2020
Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur padi për hidrocentralet në Deçan.
Përmes një njoftimi për media, thotë se koordinatori i qendrës së kësaj partie në Deçan, Faton Selmanaj, i shoqëruar nga avokati e aktivisti Getoar Mjeku dhe deputetët Fitore Pacolli e Salih Zyba, dorëzoi sot në gjykatë padi kundër Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë — që thotë se janë dy institucionet përgjegjëse për hidrocentralet që po shkatërrojnë Lumbardhin e Deçanit.
“Selmanaj po i kërkon Gjykatës Themelore të Prishtinës të pezullojë prodhimin e energjisë që po e shtjerrë lumin, po lë banorët e Deçanit pa ujë për pije dhe ujitje dhe po kanos pasoja të pariparueshme për mjedisin”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Tutje, VV-ja thekson se për të mundësuar operimin e hidrocentraleve, Ministria dhe ZRRE kanë dhënë leje dhe licensa në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet për ujërat, mjedisin dhe procedurën administrative.
“Me kërkesën e aktivistëve, Gjykata pritet të vendosë brenda tri ditëve nëse do të shtyjë ekzekutimin e akteve të ministrisë dhe ZRRE-së deri në vendimin përfundimtar për anulimin e tyre. Vitin e kaluar, aktivistët e Lëvizjes patën paditur me sukses ZRRE-në lidhur me vendimin për të subvencionuar oligarkët me para të konsumatorëve”, thuhet tutje.
Të tjera
-
Haradinaj: Po të kandidonte për president ndonjë nga familja Jashari, unë nuk do të kandidoja kurrë
Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njëherë...
-
Falsifikuan para – një muaj arrest shtëpiak për dy të pandehur në Ferizaj
Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka refuzuar kë...
-
Zbulimi i veprave kriminale në Prishtinë, Policia kap personat që qarkullonin me armë
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevo...
-
I nominuari i Biden për Sekretar: Duartrokas për punën e bërë nga Trump, do ta shtyjmë Kosovën përpara
Sekretari në ardhje i Shtetit të SHBA’së, Anthony Blinken, ka folur për hapat...
-
Limaj: Do të jemi befasi e zgjedhjeve, do t’ua prishim matematikat të gjithëve
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për fuqinë elektoral...
-
Kujtim Shala: S’mund t’i ofronim më shumë Vjosa Osmanit se kandidate për kryeministre
Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, ka komentuar edhe bashkëpunimin dhe marrë...
-
Haradinaj: Kosova në NATO, OKB dhe me njohje nga pesë vendet e BE-së, ndryshe ndodh referendumi për bashkim me Shqipëri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kandidat për Presi...
-
Maqedoni e Veriut: 11 viktima dhe 400 raste me Covid 19
11 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut....
-
Reagon ish-prokurori Elez Blakaj për rastin “Veteranët”: Ashtu siç pritej edhe ndodhi
Ish-prokurori Elez Blakaj ka reaguar me një status të gjatë në Facebook pasi ...
-
Enver Hasani i reagon Shpend Ahmetit pasi kërkoi ndryshime kushtetuese
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, bëri thirrje për ndryshime kushtetuese ...
-
Nezir Çoçaj i ftuari i radhës nga Specialja
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Has, sot ka bërë të ditur se Nezi...
-
Fshati i Ferizajt organizohet për inaugurimin e Joe Biden
Banorët e fshatit Bibaj tashmë kanë kryer të gjitha përgatitjet që nesër të s...