Lajme

Vetëvendosje ndez fenerë e qirinj te Kurrizi

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 19 March 2019

Lëvizja Vetëvendosje thotë se mospërfundimi i projektit të shëtitores së Kurrizit në lagjen Dardania paraqet rrezik për banorët, e me këtë rast ka ndezur disa fenerë e qirinj.

“Vazhdon të mbetet i papërfunduar projekti i shëtitores së Kurrizit në lagjen Dardania. Banorët e kësaj lagjeje janë ankuar veçanërisht për mungesë të ndriçimit, që e vështirëson jetesën e banorëve dhe bizneseve që operojnë në këtë lagje. Për banorët janë shqetësuese kabllot e rrymës që kanë mbetur të zbuluara dhe që paraqesin rrezik për banorët, e veçanërisht për fëmijët e lagjes”, thotë Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.

Më tutje thuhet se, “duke marrë parasysh këtë shqetësim me iniciativë të aktivistëve e anëtarëve të pikës Dardania, ndezëm disa fenerë e qirinj që simbolikisht të përshkruajmë gjendjen në këtë pjesë të lagjes”.

-Advertisement-

Përveç ndriçimit është shprehur brenga për neglizhencën e Komunës ndaj hapësirave të dedikuara për gjelbërim kur këtë punë do të mund ta kryente me ‘Hortikulturën’.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, fton ekzekutivin që të gjejë mënyra të zgjidhjes së këtyre problemeve, qoftë duke detyruar kompaninë kontraktuese ta përfundojë këtë projekt, ose duke përdorur kornizë-kontratat e shumta që i ka në dispozicion komuna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera