Lajme

Vetëvendosje ndahet edhe ligjërisht?

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 11 March 2018

Përveç kryetarit të Prishtinës që braktisi Vetëvendosjen në gjithë aspektet, tashmë edhe një deputete është larguar nga ky subjekt, është Besa Baftiu.

Vetëvendosje është ndarë, por në Kuvend kjo çështje nuk ka ndodhur ende edhe ligjërisht.

Grupi i të pakënaqurve nuk ka dorëzuar ende kërkesën për grup të ri parlamentar në Kuvend.

-Advertisement-

Kështu deklaron për Tribuna Channel sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se kjo është veç çështje kohe, derisa grupi të dorëzojnë kërkesën për grup të ri parlamentar dhe sipas tyre, tashmë po ndodh ndarja definitive.

Ndërkohë, politologu Arbnor Sadiku deklaron se rrymat e ndryshme ideologjike brenda partisë kanë bërë që të ndodh kjo ndarje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera