‘Vetëvendosje mund ta formojë Qeverinë me LDK’në’
Autori: Gazeta inFokus
08:39 | 21 June 2017
Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Evropës Juglindore, dhe studiuesi i njohur ndërkombëtar, Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi, në një prononcim për gaztën “Bota sot”, ka folur në lidhje me skenarët e formimit të qeverisë së ardhshme në Kosovë.
Sipas Bytyçit, skenari më i mundshëm është krijimi i Qeverisë prej Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“Skenari më i mundshëm është një kompromis midis Vetëvendosjes dhe LDK-së. Ndoshta do të ishte dhe më i miri skenar për të krijuar një qeverisje të pastër dhe të suksesshme. Gjithnjë nisem nga dy premisa për këtë: Nga angazhimi i vetëvendosjes për të luftuar korrupsionin dhe nga vizioni i LDK-së për t’i dhënë Kosovës një zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm. Këto dy çështje janë kapilare për të shoqërinë dhe shtetin e Kosovës”, ka theksuar Bytyçi, duke shtuar se gjithçka do të vendoset se çfarë do të prodhojnë bisedimet në të ardhmen.
Sipas Bytyçit, Vetëvendosja i ka të gjitha shanset që me LDK-në të krijojë qeverinë e re, por që duhet të heqë dorë nga disa koncepte të saj politike dhe ideologjike.
Bytyçi thotë se duhet të merret në konsideratë edhe rrotacioni dy vjeçar në postin e kryeministrit, në rast se krijohet qeveria mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.
“Vetëvendosja i ka të gjitha shanset që me LDK-në të krijojë qeverinë e re, por asaj i duhet të heqë dorë nga disa dogma politike e ideologjike për të formuar një koalicion të qëndrueshëm. Veç kësaj diferenca me pak më shumë se 1 për qind e detyron Vetëvendosjen të marrë në konsideratë rrotacionin dy vjeçar të postit të kryeministrit. Unë do të doja që LDK të qëndronte në opozitë dhe qeverinë ta krijonin pse jo të gjitha partitë e tjera politike. Por kjo nuk është dëshirë. Liderët e LDK-së kanë humbur sensin e opozitës dhe do të kërkojnë pushtet formal, në vend të një opozite katërvjeçare të reformuar e të gatshme për të ardhur në skenën politike të Kosovës si partia kryesore e vendit”, është shprehur për “Bota sot”, studiuesi i njohur, Enver Bytyçi.
Ndërsa sipas Bytyçit, krijimi i Qeverisë nga Ramush Haradinaj, i nominuar nga koalicioni PAN, mund të ndodh vetëm në rast se deputetët e partisë së Behgjet Pacollit dhe minoriteti serb votojnë për Haradinajn.
“Konfiguracioni i spektrit politik në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë kaq i ekuilibruar. Pavarësisht se partitë e dala nga lufta kanë fituar shumicën në koalicion dhe kanë të drejtën për t’u mandatuar për formimin e qeverisë, rezultatet e partive politike janë të ndryshme. PDK për herë të parë shkon në vend të tretë. LDK ruajti vendin e dytë, por me një ulje krahasuar me vitin 2014. Ndërsa Vetëvendosja për herë të parë arriti vendin e parë dhe AAK ruajti thuajse të njëjtin numër deputetësh. Koalicioni i Haradinajt merr mandatin, po nuk besoj se do të ketë një qeverisje që arrin numrin e mandateve për votimin e qeverisë. Vetëm nëse zoti Pacolli i çon katër deputetët e tij te PDK-ja dhe nëse të gjithë deputetët e minoritetit votojnë zotin Haradinaj, mund të ketë një qeverisje të këtij grupacioni politik”, ka përfunduar Bytyçi.

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...



































