Fokus

Vetëvendosje më e gatshme se kurrë për zgjedhje, por jo koalicion me këtë parti

Autori: Halil Berisha 18:07 | 22 July 2019

Pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, partitë politike kanë filluar të përgatiten për zgjedhje.

E deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani, në një prononcim për gazetën inFokus, ka deklaruar se partia e tij asnjëherë nuk ka qenë më e gatshmë për zgjedhje se tani, shkruan gazeta inFokus.

“Lëvizja Vetëvendosje kurr nuk ka qenë më e gashtme për zgjedhje të përgjithshme. Ne çdo ditë jemi nëpër tubime me qytetarë për ti dëgjuar hallet dhe brengat e tyre të llojllojshme të cilat ky pushtet qeverisës as që u marr me ta. Ne jemi i vetmi subjekt politik që kemi alternativë qeverisëse, duke mos përjashtuar as kuadrin profesional të cilat janë të aftë për ti dal zot detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese. Prandaj jemi për zgjedhje, kurdo që ato mbahen”, ka deklaruar Ramadani.

-Advertisement-

E në këto zgjedhje, sipas Ramadani, VV është e gatshme të hyj edhe në koalicione, por jo me njërën nga partitë politike.

“Nuk mund të shpreh mendim të qartë lidhur se a do të shkoj Vetëvendosje me një listë të përbashkët me ndonjërën nga partitë, pasi është ende herët të flitet për këtë punë. Ne i kemi preferencat tona për koalicione parazgjedhore e pas zgjedhore. Mirëpo vendimin për koalicione të tilla e merr vetëm Këshilli i Përgjithshëm. Me rëndësi është që Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme në çdo kohë të hyj në zgjedhje qoftë vetë apo me ndonjë parti të caktuar, duke përjashtuar PDK-në”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera