Vetëvendosje kundër heqjes së TVSH-së për produktet bazë: Ulen të hyrat e shtetit

Autori: Gazeta inFokus
12:08 | 30 June 2022
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ngritjen e çmimeve, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se partia në pushtet propozon që të iniciohet projektligji për caktimin e marzhës së fitimit për produktet bazë.
“Ne kërkojmë që të iniciohet projektligji për caktimin e marzhës së fitimit për produktet bazë, si: drithërat, krypa, produktet e qumështit, vaji e të tjera”, tha Kuari-Lila.
Kusari Lila ka thënë se si parti nuk e përkrahin propozimin e LDK-së për uljen e akcizës në derivate dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për produktet esenciale.
Po ashtu ajo ka thënë se me aplikimin e heqjes së TVSH-së do të ndikoheshin të hyrat e shtetit.
“Është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të trajtojë me seriozitet temat që e prekin qytetarin.
Aktualisht në Kosovë, opozita në Kuvend bojkoton aktivitetin konstruktiv dhe ka propozimet që nuk e ndihmojnë situatën financiare të qytetarëve në Kosovë. Javën e kaluar u përmbyll një cikël i debatit mbi shkatërrimin e Fondit Pensional, duke mos ofruar ide të tjera.
Sa i përket diskutimit të sotëm për reduktimin e akcizës dhe normës së TVSH-së për derivate dhe për produkte esenciale. Është mirë të tregojmë se si kanë performuar të hyrat e shtetit në këtë periudhë. Të hyrat janë rritur.
Masat nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike që kanë filluar në vitin 2021 janë duke u aplikuar në vitin 2022. Me aplikimin e heqjes së TVSH-së do të ndikohen të hyrat e shtetit dhe do të ketë më pak të hyra e rrjedhimisht shpërndarje më të vogël të këtyre të hyrave”, u shpreh Kusari-Lila në seancën e Kuvendit.
Të tjera
-
Numër i madh i vizitorëve në hotelet e Kosovës, këto janë statistikat
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në K...
-
Dy të vdekur dhe afro 1 mijë raste të reja me Covid-19 brenda një dite në Kosovë
Ministria Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 952 ra...
-
Hoti me kritika ndaj Qeverisë: Nuk po e rishikoni buxhetin – po e dëmtoni ekonominë
Ish-ministëri i Financave, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kur...
-
Hyn në fuqi sot plani i BE-së për emergjencën e gazit
Plani i emergjencës së Bashkimit Evropian për t’i paraprirë ndërprerjes së mu...
-
MPB jep detaje për regjistrimin e automjeteve nga “PM”, “KM”, “PZ”, në RKS që do të bëhet brenda muajit shtator
Që nga vendimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Pun...
-
Ibrahimi-Kurtit: Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik
Analisti politik Ilir Ibrahimi, së fundmi ka komentuar deklarimet e kryeminis...
-
Ekskluzive: Flet Aida Birinxhiku, 23 vjeçarja nga Kosova që po shkëlqen në fushatën e partisë Socialdemokrate në garë për deputete në parlamentin Suedez
Aida Birinxhiku është vetëm 23 vjeçare, por ka arritur të bëhet një emër i nj...
-
Kievi thotë se rusët po tentojnë t’ia zhvendosin forcat nga Donbasi
Ofensiva ruse është duke vazhduar drejt qyteteve Bakmut dhe Avdjivka në rajon...
-
Një fëmijë infektohet me linë e majmunëve në Gjermani
Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me...
-
Trump: Agjentët e FBI-së më bastisën shtëpinë në Florida
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se agjentë të Byrosë Federale...
-
Prokuroria në Ferizaj edhe sot vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe...
-
Ky është numri i pacientëve të shtrirë me Covid-19 në spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga Co...