Vetëvendosje kritikon Komunën e Prishtinës për tenderimin e një projekti që për qëllim ka kinse digjitalizimin e shërbimeve në arsim
Autori: Gazeta inFokus
17:15 | 11 Prill 2024
Lëvizja Vetëvendosje qendra në Prishtinë ka mbajtur konferencë për media para objektit të Komunës së Prishtinës të cilën e ka akuzuar për disa parregullsi në tenderë, raporton EO.
Triera Kasumi- Berisha nga subjekti “Guxo” ka thënë se komuna ka nisur një proces për tenderimin e një projekti që për qëllim ka kinse digjitalizimin e shërbimeve në arsim.
“Komuna ka nisur një proces për tenderimin e një projekti që për qëllim ka kinse digjitalizimin e shërbimeve në arsim. Pa ndonjë analize paraprake, pa ndonjë studim serioz, e me gjasë vetëm me qëllim të përfitimit. Ky proces është kompetencë e nivelit qendror por tendencat e ngushta edhe këtë herë po triumfojnë në mendësinë e këtij pushteti lokal. Strategjia e arsimit 2022-2026 specifikon qartë MAShTI-n si bartës i procesit të digjitalizimit. Komunat nuk mund të kenë sisteme të veçanta të menaxhimit të sistemeve dhe përmbajtjeve digjitale sepse duhet të jetë një ekosistem i centralizuar dhe i menaxhuar nga Ministria e Arsimit. Lidhur me iniciativën e Komunës së Prishtinës, Ministria e Arsimit ka pasur takime me Komunën e Prishtinës ku ka kërkuar dhe ka rekomanduar që të mos vazhdohet me këtë iniciativë dhe me tutje prokurim të sistemit të fragmentuar të digjitalizimit sepse është jashtë projeksioneve për digjitalizimin në arsim”, është shprehur Kosumi-Berisha.
Ajo tutje ka theksuar se tash u kuptua qartë pse komuna nuk zbatoi kërkesën e ministrisë së Arsimit.
“MAShT-i, ka përfshirë departamentin e digjitalizimit të arsimit që përmban divizionin e përmbajtjes digjitale dhe divizionin për menaxhimin e sistemeve digjitale. Krahas kësaj kjo ministri ka nisur procedurat për furnizim me sistemin e menaxhimit të proceseve arsimore dhe furnizimin me pajisje digjitale. Konsiderojmë që progresi në digjitalizimin e arsimit varet nga sinkronizimi i hapave, strategjisë dhe gjendjes në shkolla. Sistemet e segmentuara që nuk i përgjigjen objektivave për digjitalizim të arsimit vetëm e komplikojnë këtë proces. Por tash u kuptua qartë pse komuna nuk zbatoi kërkesën e ministrisë së Arsimit. Sepse me gjasë qëllimi i vetëm i këtij tenderi paska qenë përfitimi i një grupi të ngushtë njerëzish. Ky tender e shumë të tjerë të tillë, po e dëmtojnë buxhetin e qytetarëve të Prishtinës dhe e shpërfaqin fytyrën e kësaj qeverisje. Andaj ftojmë prokurorinë ta hetojë sa me parë kete rast”, ka thënë ajo.
Egzon Azemi sekretar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka thënë se është një skandal i ri, në qeverisjen e mendësisë së vjetër të LDK-së.
“Edhe një skandal i ri, në qeverisjen e mendësisë së vjetër të LDK-së. Qysh nga zanafilla e këtij procesi, shihet qartë se synim real nuk është digjitalizimi i sistemit arsimor sepse një gjë e tillë nuk mund të bëhet individualisht nga komunat dhe një proces i tillë do të duhej të jetë unik për gjithë sistemin arsimor të Republikës. Mirëpo për të shpërndarë paranë publike tek grupet e ngushta, për favore direkte për rrethin e kryetarit Rama, po shohim tenderë të dyshimtë siç ishte ai i arkitektit të qytetit, ku u shpenzuan rreth 12 milion euro. Ende pa asnjë rezultat tenderi për renovimin e kulmit që u rrezua pak muaj, pasi u lëndua rëndë një vajzë 22 vjeqare, tenderi për biçikleta e shumë e shumë tenderë tjerë me anë të së cilëve komuna e Prishtinës, po dëmton buxhetin publik. Këtë rradhë komuna e Prishtinës shpërblen me kontratë OE- “Schoolme. Implementation & Consulting Sit P.K.-Loco 1. “me çmim prej 256,040.00€. Kjo kompani është në pronësi të Iris Gjinovcit dhe në regjistrin e bizneseve është regjistruar në maj të vitit 2022. Por, kjo kompani del të mos jetë duke performuar mirë. Kjo pasi që te lista e bizneseve që u është anuluar certifikata e TVSh-së figuron edhe “Schoolme Implementation & Consulting ShP.K? dhe ky informacion është publikuar me 27.09.2023. Megjithatë, kryetari Rama i shpërblen me këtë shumë përkrahësit e tij, të cilët bënin fushatë për Ramën, duke e quajtur punëtor e human. Por përdorja e parasë publike për ti shpaguar këto lëvdata nga e human e shpërfaq në hajn”, ka thënë Azemi.
Azemi ka shtuar se në këtë tender aplikuan 8 ofertues por qudërisht më e shtrenjta fitoi.
“Në këtë tender aplikuan 8 ofertues por qudërisht më e shtrenjta fitoi, sigurisht shoqja e kryetarit, që investonte në fushatën e tij. Tentimet për tjetërsim pronash si ai në lagjen Lakrishte përmes NPB-së, tentimet për tjetrsimin e pronave publike, nga rasti në Badoc, tenderët për ti shpaguar një grupi të ngushtë njerëzish, bllokimet e qytetit e mbeturinat po e karakterizonjë qeverisjen e deri tanishme të LDK-së dhe kryetarit Rama. Ftojmë organet e prokurorisë që sa më parë të hetojë këtë rast”, ka thënë Azemi.

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...






























