Lajme

Vetëvendosje kërkon shkarkimin e Shpend Maxhunit

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 23 October 2018

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje i cili është edhe anëtar i Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës Shemsi Syla, ka kërkuar që Drejtori AKI-së Shpend Maxhuni të shkarkohet nga kjo pozitë, shkruan Gazeta inFokus

Këtë shkarkim së bashku me deputetin e VV-së Arber Rexhajn, e kërkuan në mbledhjen e sotme e cila është mbajtur nga ky komision ku pikë e veçantë ishte skandali i arrestimit të djalit të Drejtorit të AKI-së i cili dyshohet për posedim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Po ashtu Syla ka thënë se komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së nuk mund të qëndrojë neutral karshi këtij skandali, dhe i ka ftuar të gjithë anëtarët e këtij komisioni që të ndërrojnë pozicion dhe të mos e mbajnë barrën e Maxhunit e Thaçit në kurriz të tyre, duke e përkeqësuar edhe më shumë situatën në institucione e sigurisë.

-Advertisement-

“Komisioni parlamentar për mbikqyrjen e AKI-së nuk mund të qëndrojë neutral karshi këtij skandali. Ndaj sa më parë kolegët nga ai komision është mirë të ndërrojnë pozicion. Nuk kanë pse ta mbajnë barrën e Maxhunit e Thaçit në kurriz të tyre, duke e përkeqësuar edhe më tej situatën në institucione e sigurisë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera