Lajme

Vetëvendosje kërkon lirimin e Boiken Abazit

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 20 May 2020

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lërimin e Drejtorit Ekzekutiv të Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi.

Kjo pasi që ai ishte arrestuar në protestën kundër shkatërrimit të teatrit, shkruan Gazeta inFokus.

Në një postimi në faqen e saj zyrtare Vetëvendosje ka thënë se shpresojnë që mbajtja e Abazit në burg të mos jetë hakmarrje e dikujt që mban inat për prishjen e pazareve me Vuçiqin.

-Advertisement-

“Ndalimi i tij shpresojmë të mos jetë hakmarrje e ndonjë idhnaku që mban inat për prishjen e pazareve me Vuçiqin. Vuçiqi mund të jetë mik individual i dikujt, por ai nuk mund të jetë kurrë mik i shqiptarëve, për shkak të historisë e politikës që ai përfaqëson.”, thuhet në reagimin e VV-së.

Vetëvendosje ka kërkuar nga organet e drejtësisë së Shqipërisë që të nisin hetimet për rrënuesit e Tetarit si dhe për ata që ushtruan dhunë ndaj protestuesve

“Duket sikur demokracia mezi po mbahet në Shqipëri. Por demokracia është aftësia e qytetarëve për t’i befasuar pushtetarët, e nuk është spektakli i propagandës së pushtetit, që ua ledhaton mjekrat atyre. Ata që kanë besuar se pushteti i tyre është i pakufishëm, dhe se mund të shkelin e të përjashtojnë grupet shoqërore duke i etiketuar si pakica, përfundojnë të zhgënjyer. Duhet liruar Boiken Abazi, duhen liruar protestuesit dhe të mbahen përgjegjës rrënuesit, që të mos rrënohet e gjitha”, thuhet me tej ne reagimin VV’së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera