Lajme

Vetëvendosje jep sqarimin për takimin e Xhelal Sveçlës me Gjuriqin

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 07 December 2019

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është parë duke biseduar me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sveçla, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, është fotografuar gjatë një takimi me zyrtarin e qeverisë serbe, në mbrëmjen e së shtunës.

Fotografitë janë realizuar në Tiranë, në atë që njihet si “15-katëshi”, ku edhe po zhvillohet takimi aktualisht.

-Advertisement-

Arlind Manxhuka, zëdhënës në Lëvizjen Vetëvendosje, për Indeksonline, ka thënë se Sveçla është pjesëmarrës në konferencëën ndërkombëtare që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal”.

“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencëën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organiztës CIG. Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përvec shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë ai.

Përveç Sveçlës, në takim me zyrtarin serb, në kryeqytetin e Shqipërisë, Express ka mësuar se janë edhe deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera