Lajme

Vetëvendosje ia merr një njeri të fortë Agim Veliut

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 26 February 2020

Vetëvendosje e LDK janë në koalicion e po qeverisin bashkë me vendin.

E ish-kryetari i Podujevës nga radhët e LDK-së, Agim Veliu, është bërë ministër i Punëve të Brendshme, shkruan gazeta inFokus.

Tash Vetëvendosje, si duket ka targetuar njerëzit e afërt të Veliut.

-Advertisement-

Një nga ta është edhe Avni Fetahu, asamblist në Podujevë, e Kryesues i Këshilltarëve Komunal të LDK-së në këtë komunë.

Ai, tashmë është pjesë e Vetëvendosjes.

Këtë e ka publikuar vet Vetëvendosje në faqen e saj në Facebook, shkruan gazeta inFokus.

“Sot, Lëvizjes VETËVENDOSJE! i është bashkuar, Avni Fetahu, asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës dhe Kryesues i Këshilltarëve Komunal të LDK-së në këtë komunë. Avniu është magjistër në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Përvoja, dija e tij dhe profesionalizmi i Avni Fetahut do t’i shërbejë shumë Lëvizjes sonë, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qëndror. Avni Fetahu ka pervojë të gjatë menaxheriale duke qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik si dhe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Podujevës. Ka marrë pjesë në shumë vizita studimore dhe në konferenca ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

“Avniu është mësimdhënës në Shkollën Ekonomike “Isa Boletini”. Është i martuar dhe prind i 5 fëmijëve”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera