Lajme

Vetëvendosje i dërgon telegram ngushëllimi Turqisë për viktimat e tërmetit

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 25 January 2020

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se me shqetësim e ka pranuar lajmin tragjik për tërmetin e mbrëmshëm që goditi provincën Elazig të Turqisë.

Nga kjo parti kanë shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u kanë uruar shërim sa më të shpejtë.

“Në këto momente, jemi në solidaritet me ekipet e shpëtimit në Turqi, të cilat janë duke bërë punë të palodhshme për shpëtimin e të ngujuarve nën rrënojat e shkaktuara na ky termet”, shkruan Vetëvendosje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera