Lajme

Vetëvendosje i bën thirrje Thaçit t’i ndryshoj mendje PDK-së e ta rrëzojnë Hotin

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 16 September 2020

Vetëvendosje i ka bërë thirrje Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që t’ia ndërroj mendjen PDK-së.

Kjo për t’i bindur ata që të nënshkruajnë mocionin e mosbesimit për të rrëzuar Qeverinë Hoti, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë ftesë Thaçit ia bëri deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, duke thënë që PDK është parti e Thaçit.

-Advertisement-

“Ne sapo e pamë deklaratën presidentit dhe ne pikërisht kemi reaguar më kohë. I bëjmë thirrje presidentit ta tërheq nënshkrimin e vitit 2015. Më pastaj ta ftoj partinë e tij PDK-në që ta votoj mocionin për rrëzimin e Qeverisë”, tha Pacolli.

Zyrtarë nga PDK kanë thënë që si parti do ta votojnë rrëzimin e Qeverisë Hoti por po të vije në Kuvend, derisa ashtu sikur ndaj Qeverisë Kurti nuk do t’i japin nënshkrimet për thirrjen e seancës as për rrëzimin e Qeverisë Hoti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera