Lajme

Vetëvendosje e quan të rremë lajmin se Kurti dhe Osmani do të sjellin 200 mijë vaksina Pfizer

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 08 April 2021

Të mërkurën në disa media vendore u raportua se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Kosovës kanë arritur të sigurojnë 200 mijë vaksina antiCOVID të llojit Pfizer dhe që shumë shpejt do të fillonte vaksinimi masiv i popullatës.

Mirëpo këto lajme i ka hedhur poshtë Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka thënë se ky lajm është i rremë, duke aluduar edhe në tendencë të mediave që e kanë publikuar.

Vetë mblidhnin mijëra njerëz në tubime, masat e reja të Arben Vitisë largojnë qytetarët drejt Shqipërisë

-Advertisement-

Ai ka thënë se ky lajm është nxjerrë në media të caktuara me qëllimin që të krijohen pritje te qytetarët, e pastaj të kthehet në sulm ndaj qeverisë Kurti, shkruan Gazeta inFokus.

“Ky është rasti tipik se si shtyhet përpara një lajm i rremë (fake neës). Artikullin në linqet dhe fotografitë më poshtë do ta shihni se është identik, madje është marrë direkt pa u ndryushuar fare nga ata që e kanë nisur këtë fake neës. Disa ditë janë përpjekur edhe në portale të tjera por në fund kanë arritur ta nxjerrin vetëm në këto. Një portal ka dërguar pyetje mbi këtë lajm dhe është demantuar, dhe si rrjedhojë nuk ka dalur si lajm, por në këto të tjerat po. Ky nuk është vetëm informacion i rremë, por artikull i përgatitur plotësisht. Duan të krijojnë pritshmëri për t’u kthyer në sulm ndaj qeverise”, ka thënë Manxhuka.

Zëdhënësi i VV’së, ka akuzuar partitë politike rivale, si shtytës të këtij lajmi.

“Sikur shumë herë të tjera edhe kësaj radhe ky fake news vjen direkt nga një parti politike, e cila dëshiron të gënjejë dhe ndikojë opinionin publik. Së bashku me dekonspirimin e lajmit dhe personave që e kanë shtyrë atë po dalin në pah edhe mediumet e lidhura ngusht me regjimin e vjetër, normalisht ende jo të gjitha. Për fund, nëse ju nuk e dini që ne dimë, atëherë ja ku po ju themi”, ka thënë në fund Manxhuka./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera