Lajme

“Vetëvendosje e LDK sot do të duhej të nënshkruanin koalicionin”

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 27 November 2019

Kreu i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK do të duhej të nënshkruanin sot koalicionin pa u vonuar fare, duke qenë se KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

“VV’ja dhe LDK’ja, qysh sot do të duhej të finalizonin marrëveshjen për bashkëqeverisje dhe të merrnin përgjegjësitë që dalin nga votat e qytetarëve”, ka thënë Kryeziu.

Përveç kësaj Kryeziu i ka bërë thirrje Thaçit që të mos e shfrytëzojë gjithë kohën që ka në dispozicion dhe të thërras sa më parë seancën e parë parlamentare për t’i hapur rrugë krijimit të institucioneve të reja.

-Advertisement-

“Në anën tjetër, Presidenti bazuar në përgjegjësitë që i rrjedhin nga kushtetuta e vendit, s’do duhej ta konsumojë t ‘gjithë kohën në dispozicion, por pas certifikimit të rezultateve zgjedhore do të duhej të thërras sa më shpejtë seancën e parë plenare, për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve”, ka shtuar ndër të tjera Kryeziu.

Mbledhjen sa më të shpejtë të Kuvendit e ka kërkuar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbot.

Ai ka thënë se legjislatura e re duhet të hap rrugë për krijimin e qeverisë së re sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Dy partitë që pritet të krijojnë një koalicion për bashkëqeverisje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, pas takimit të fundit që kanë pasur në nivel liderësh, kanë paralajmëruar se do të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje në një periudhë kohore prej 72 orësh pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Sipas rezultateve të certifikuara sot nga KQZ, LVV do të jetë partia më e madhe në Kuvend me 29 deputetë, LDK e dyta më 28 deputetë, PDK e treta 24 deputetë, AAK 13 dhe NISMA 6.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera