Lajme

Vetëvendosje e konsideron “fake news” vendimin e PZAP-së që nuk i lejon Kurtit kandidimin në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 26 January 2021

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në PZAP, pas moscertifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ.

Sipas vendimit të publikuar nga PZAP, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

E ndaj këtij vendimi ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, që vendimet e publikuara në media, pasi të njëjtat u publikuan nga vetë PZAP, i ka konsideruar “fake news”.

-Advertisement-

“LV do të jetë me Albin Kurtin në zgjedhje e me Albin Kurtin kryeministër. Regjimi i vjetër e fake news-t nuk mund ta hutojnë askënd. #KREJTdheDREJT”, shkruan Manxhuka në facebook.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera