Lajme

Vetëvendosje “e dërgon” Telekomin në kryesi të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 15 July 2020

Çështja e Telekomit të Kosovës do të diskutohet të mërkurën në kryesi të Kuvendit.

Kjo me iniciativën e Vetëvendosjes, për ta futur këtë pikë në rënd të ditës në seancën e ardhshme të Kuvendit, shkruan Gazeta Infokus.
“Telekomi i Kosovës është aset nacional dhe është obligim kushtetues ta ruajmë atë nga falimentimi. Andaj unë edhe sot, në Mledhjen e Kryesisë së Kuvendit do të propozoj edhe një herë që kjo të jetë pikë e veçantë e rendit të ditës në seancën e rradhës.Pres që ky propozim të marrë mbështetjen e nevojshme nga anëtarët e Kryesisë dhe të trajtohet sa më parë në Kuvend”, ka shkruar nënkryetarja e VV-së, Arberie Nagavci,
Nagavci në seancën e të hënës ka kërkuar në Kuvend të futje në rënde të ditës, mirëpo nuk morën votën nga partit paralmentare.

Kjo kërkesë e VV-së për të diskutuar është pasi gjykata ka lejuar përmbarimin e një vendimi të arbitrazhit në favor të kompanisë Dardafon.net, e njohur si Z-Mobile./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera