Lajme

Vetëvendosje e Albin Kurtit ia ‘ha’ kokën drejtorit të Krimeve Ekonomike në polici, shkak Nagip Krasniqi

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 17 May 2023
Nagip Krasniqi, tashmë ish- kryeshef i Korporatës Energjetike të Kosovës më shumë se 3 javë po qëndron në paraburgim e ku Prokuroria Speciale po pretendon si ai, së paku në tri raste dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij.

Lirimin nga paraburgimi e ka refuzuar edhe Gjykata e Apelit dhe Supremja, ku avokatët mbrojtës të Nagip Krasniqit kishin parashtruar kërkesë për ndërprerjen e paraburgimit.

Arrestimi dhe paraburgimi i Nagip Krasniqit janë publike.

Por diçka që lidhet me ish- kryeshefin e KEK dhe Policinë e Kosovës, pushteti e ka mbajtur të fshehtë.

-Advertisement-

Menjëherë pas arrestimit të kryeshefit Nagip Krasniqit, partia në pushtet që drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti, i janë hakmarrë drejtorit të Ktimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës Musli Salihut, të cilin pushtetit e ka shkarkuar nga kjo pozitë.

Shkak për këtë, sipas burimeve të sigurta të Gazeta Blic, është bërë arrestimi i Nagip Krasniqit.

I menjëhershëm ka qenë veprimi i partisë në pushtet ku në vend të Musli Salihut, kanë emëruar në pozitën e drejtorit të krimeve ekonomike në policinë e Kosovës Luan Ibrahimi, ky i fundit po konsiderohet si njeri i besueshëm i pushtetit.

Por, përveç kësaj drejtori i emëruar në krime ekonomike nuk plotëson edhe një kriter tjetër.

Ai momentalisht ka gradën major dhe për pozitën e drejtorit duhet të jetë me gradë major, jo pozitën që e ka aktualisht, kapiten.

Gazeta Blic ka kërkuar nga Policia e Kosovës informata shtesë për këtë rast, por që deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk kanë kthyer përgjigje.

Për rastin e arrestimit të ish- kryeshefit të KEK-ut prej kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, i kanë dal në mbrojtje Krasniqit.

Madje kryeministri i Kosovës ka akuzuar edhe prokurorinë speciale për këtë rast.

Ende pa pasur ndonjë vendim final të gjykatës për rastin Nagip Krasniqi, Kurti dhe të tjerët, kanë dal me konstatimet se ai është i pafajshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera