Fokus

Vetëvendosje e Albin Kurtit i hynë garës politike edhe në Shqipëri?

Autori: Doresa Geci 15:48 | 22 March 2019

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar që të përgatisë shtrirjen e saj edhe jashtë territori të Kosovës.

Partia e drejtuar nga Albin Kurti po synon që ti hyjë garës politike edhe në Shqipëri.

Tashmë ky subjekt politik po bënë hapat e parë për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri.

-Advertisement-

Burime të Gazetës infokus kanë konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nisur procedurat për të shtrirë aktivitetin e saj në territorin e  Shqipërisë.

E pyetur nga gazeta inFokus  se a do të përdoret i njëjti emërtim edhe në Shqipëri deputetja e VV-së Fatmire Mulhaxha-Kollçaku është përgjigjur se do të ndjekin procedurat e shtetit shqiptarë që të mos bie ndesh me ligjet e atjeshme.

“Normalisht atje janë disa procedura tjera për pas mundësi me shtri veprimtarinë si subjekt politik, por fillimisht ne do ta kemi  një zyre që do të regjistrohet sipas rregullave që janë”, ka thënë Mulhaxha-Kollçaku për gazetën inFokus .

Gazeta infokus ka kontaktuar edhe disa aktivist të Vetëvendosjes në Tiranë.

Bojken Abazi ka konfirmuar se tashme atje ekziston një zyre e aktivistëve por e cila është marr me qira privatisht.

Megjithëkëtë ai ka mohuar se ky subjekt politik ka nisur procedurat ligjore për krijimin e një partie të re në Shqipëri.

Ndërsa njohësi i çështjes politike Mazllum Baraliu ka thënë së nëse  VV-ja dëshiron të shtrijë veprimtarinë politike në Shqipëri atëherë ky subjekt do duhej të ndryshonte emërtimin e saj.

“Ajo çka dua të thënë është se fushë veprimtaria e subjekteve politike edhe në Kosovë edhe ku do tjetër edhe në Shqipëri në ketë rast, do të duhet të jetë  në përputhje të plot me legjislacionin fuqi të vendit përkatës. Prandaj nuk mundet Vetëvendosja dhe as një subjekt tjetër politik me të  njëjtin emërtim, me të njëjtin program të funksionoi në një vend tjetër pa lejen e organeve tjera” ka thënë Baraliu për gazetë inFokus.

Ai gjithashtu ka deklaruar së VV-ja nuk mund që në Kosovë edhe në Shqipëri të ketë të njëjtin kryetar partie.

Sipas tij VV-ja nëse dëshiron ta shtrijë aktivitetin e saj politik do të duhej të regjistrohet si një subjekt tjetër politik.

“Nuk do te duhej të ketë të njëjtin kryetar, realisht nuk mund një kryetare  të jetë në dy vende dhe në dy subjekte. Sepse  atje do të duhej të regjistrohen si subjekt tjetër politikë.

Prandaj nuk mund të ketë mundësi  ligjore,  parimisht po flas  pasi që detajet rregullohen me ligjet  të vendin përkatës,  që dikush tjetër të jetë kryetar edhe këtu edhe atje”, ka thënë më tutje Baraliu./Gazeta inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera