Lajme

Vetëvendosje: Do të shqyrtojmë të gjitha marrëveshjet e deritashme me Serbinë para se të fillojmë dialogun e ri

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 09 December 2019

Vetëvendosje ka njoftuar se nënkryetarja e kësaj partie, Fatmire Mulhaxha Kollçaku është takuar me përfaqësuesin e Komisionarit të Lartë për Pakicat Kombëtare, Alessandro Rotta.

Në këtë njoftim thuhet se Rotta njoftoi për misionin e Komisionarit të Lartë për Pakica Kombëtare dhe projektet të cilat i ka për Kosovën.

Këto projekte kanë të bëjnë më përmirësimin e marrëdhënieve në mes të komuniteteve.

-Advertisement-

Sipas këtij njoftimi kjo synohet të arrihet përmes projekteve të edukimit dhe mësimit të gjuhëve të të gjitha komuniteteve.

Gjithashtu në njoftim thuhet se qeveria e ardhshme do të vlerësojë të gjtha marrëveshjet e deritashme të qeverive të tjera për të filluar dialogun e ri me Serbinë./Gazeta inFokus/

Ky është njoftimi i plotë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera