Lajme

Vetëvendosje dënon sulmin ndaj shtëpisë së kandidatit për deputet të VV-së

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 30 May 2017

Vetëvendosje ka dënuar sulmin ndaj shtëpisë së kandidatit për deputet nga VV, Sadri Ramabaja.

Në komunikatën drejtuar medieve VV ka thënë së veprimet e tilla nuk i frikësojnë dhe zmbrapsin aktivistet dhe kanë kërkuar që rasti të zbardhët sa më parë, transmeton Infokusi.com

Komunikatën e plotë të Vetëvendosjes mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Gjeni të plotë komunikatën:

Gjatë ditës së djeshme, persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar shtëpinë e kandidatit për deputet, Sadri Ramabaja, me ç’rast i janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon ashpër këtë sulm vandal dhe fton organet e rendit që sa më parë të zbardhin të vërtetën, dhe fajtorët të vihen para drejtësisë.

Veprimet e këtilla nuk e frikësojnë e as nuk e zmbrapsin asnjë aktivist nga rradhët tona. Angazhimi ynë për një shtet ku mbretëron drejtësia, rendi e ligji, nuk merr fund nga asnjë lloj presioni apo dhune, nga kushdo qoftë.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera