Fokus

Vetëvendosje deklarohet për akuzat e Grenell: “Çdo shqiptar është mirënjohës për ShBA-të”

Autori: Halil Berisha 11:21 | 09 September 2020

Vetëvendosje për herë të parë ka reaguar publikisht për akuzat e të dërguarit të Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Arbërie Nagavci ka thënë që këto akuza të Grenell nuk tregojnë asgjë për Vetëvendosjen dhe Kurtin, por për atë se kë e dëshiron partner Grenell, shkruan Gazeta Infokus.

“Akuza që në vazhdimësi i ka bërë Grenell nuk tregojnë asgjë për vetëvendosjen e kurtin por mënyrën se si negocion dhe partnerët që i don z. Grenell, ka qenë fati mirë që Qeveria Kurti ishte në pozitë që sa për p[akt ë pengoj ndarjen e territorit. Grenellit i pëlqen të ketë negocious sikur Hotin që i bëjnë aminin për çdo gjë pavarësisht interesit të Kosovës.

-Advertisement-

Ndërsa, Nagavci i ka cilësuar shqetësuese deklaratat e disa zyrtarëve amerikan, sidomos pas arritjes së marrëveshjes.

“Cicërimat në twitter të zyrtarëve amerikan sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes duhet t’i shohim si shqetësim, nuk janë deklarata të cilitdo prej zyrtarëve, nuk ka shqiptar që nuk është mirënjohës për kontributin e ShBA-ve për shtet formimin e shtet ndërtimin e kërkesat e tyre që duhet të jenë parimore e në linj të demokracisë së mirëfilltë, pa imponime që delegacioni Hoti iu nënshtrua pa asnjë kusht”, ka thënë Nagavci.

Grenell ka thënë të martën se një gjë është e sigurte, që Albin Kurti të jetë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera