Lajme

Vetëvendosje bën homazhe te varret e Astrit dhe Arbenor Deharit

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 28 November 2019

Lëvizja Vetëvendosje me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar ka bërë homazhe te varret e ish aktivistëve të Vetëvendosjes.

Ata bënë homazhe te varri i Astrit e Arbenor Deharit dhe ish aktivistëve tjerë Arbenit e Monit.

Në njoftimin e VV-së thuhet se “Arbenin, Monin, Astritin e Arbënorin i kemi patur shokë dhe aktivistë të zemrës, por me humbjen e tyre ata janë bërë pjesë edhe më e madhe e jona.”

-Advertisement-

Gjithashtu në këtë njoftim u tha se e kanë për detyrë të vazhdojnë të mëndojnë dhe të veprojnë derisa drejtësia të jetë pjesë e jetës së shqipëtarëve.

“Për ta jeta e humbet kuptimin pa drejtësi e barazi. E kemi detyrë e dëshirë të vazhdojmë të mendojmë e veprojmë njëjtë derisa sa drejtësia dhe barazia të jenë pjesë e jetës për shqiptarët, kështu vazhdojmë t’i mbajmë në mesin tonë e të mbahemi në ta”, thuhet në njoftimin e VV-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera