Lajme

Vetëvendosje: Arsimi në Kosovë të kthehet në prioritet kombëtar

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 07 December 2019

Lëvizja Vetëvendosje parti e cila pritet ta formojë qeverinë me Lidhjen Demokratike të Kosovës është shprehur e zhgënjyer me rezultatet e treguara në testin e PISA-s, test në të cilin Kosova doli ndër të fundit në ranglistë, shkruan Gazeta inFokus.

“Edhe sivjet Kosova renditet në tre vendet e fundit në botë në testin PISA. Nxënësit tanë ka treguar përformancë të dobët në lexim, matematikë e shkencë. Qeveritë e derimësotshme kanë qenë shkak dhe pasojë i keqarsimimit. Një popull, një rini e keqarsimuar mund të qeveriset më lehtë nga pushtetarë përfitues, e keqarsimimi fatkeqësisht riprodhon vetveten, nëse nuk ndërhyhet për ta ndryshuar sistemin. Për gjithë këto vite arsimi asnjëherë nuk ka qenë prioritet, e nga qeverisjet është parë vetëm si vend i zgjerimit të klientelës dhe kapjes së shoqërisë”, thuhet në një postim të LVV.

Sipas tyre arsimi në Kosovë duhet të bëhet prioritet kombëtar në mënyrë që të përmirësohet arsimi.

-Advertisement-

“Në Kosovë duhet të ndërrojë thelbësisht qasja ndaj arsimit duke e kthyer këtë fushë në prioritet kombëtar. Ndërhyrja në arsim duhet të jetë strategjike e të synojë rezultate afatgjate, sepse afatshkurtrat janë të pamundura, mirëpo duhet të kuptojmë se tashmë jemi vonë, dhe nuk kemi më asnjë ditë për të humbur”, shprehet LVV.
Në negociatat që kjo parti ka zhvilluar më LDK-në, për formimin e qeverisë është folur se Ministria e Arsimit pritet ti takojë LDK-së, mirëpo ende asgjë nuk është bërë publikë sa i përket këtyre zërave./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera