Vetëvendosje akuzon PSD-në se është vu në shërbim të Kadri Veselit dhe Goran Rakiqit
Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 27 October 2018
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në një konferencë të mbajtur sot ka akuzuar kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmetin, dhe kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastratin, për bashkëpunim me Kadri Veselin dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiqin, raporton Gazeta Express.
Këto akuza të VV-së në drejtim të PSD-së, kanë ardhur pas shkarkimit të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Siç thotë Kurteshi, një gjë e tillë ishtë bërë në bashkëpunim me deputetët e PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s.
Ai thotë se kjo mbështetje e partive të cilat janë në pushtet qendror, po vjen si shpërblim për Shpend Ahmetin, partia e të cilit po ua bënë kuorumin në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“PSD-ja e Shpend Ahmetit dhe Qëndron Kastratit, dje morën një shpërmblim personal nga Koalicioni Qeverisës i Kosovës, i përbërë nga PDK-AAK-NISMA-AKR dhe Listës “Srpska”. Meqenëse, PSD-ja është kthyer në patericën që po mban në këmbë këtë qeveri në pushtetin qëndror, duke i bërë numrat për kuorum në Kuvend, atëherë kjo qeveri e delegjitimuar ia ktheu dje favorin PSD-së në Dardanë, duke ia bërë Qëndron Kastratit numrat në Asamblenë Komunale për të shkarkuar kryesuesin e Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Pra, Kadri Veseli dhe Goran Rakiq ia kthyen borxhin Shpend Ahmetit dhe Qëndron Kastratit në Dardanë. Mirëpo çmimin e këtij “borxhi” në fund dihet se kush do ta paguajë: qytetarët”, ka thënë Kurteshi në një konferencë për media.
Deputeti i VV-së, Kurteshi gjithashtu ka akuzuar të dy kryetarët, Shpend Ahmetin dhe Qendron Kastratin, se janë bërë kryetar me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe më pas pasi e kanë konsoliduar pushtetin, janë larguar nga partia.
Për afrimin e PSD-së me partitë në pushtet ditë më parë kishte folur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në Pressing të T7.
Ai kishte thënë se për disa seanca radhazi deputetët e PSD-së, po qëndrojnë në sallë për t’ia bërë kuorumin pushtetit, dhe se nuk po qëndrojnë në një linjë si opozitë së bashku më LDK-në dhe VV-në./
Të tjera
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...
-
Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kë...
-
Osmani takohet me ambasadorin francez, u diskutuan mbajtja peng e kosovarëve dhe arrestimet e policëve në zonat kufitare
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliv...