Lajme

Vetëvendosje akuzon LDK-në që nuk u arrit marrëveshja

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 28 January 2020

Lëvizja Vetëvendosje po akuzon Lidhjen Demokratike të Kosovës për mos arritjen e marrëveshjes, shkruan gazeta inFokus.

Albulena Haxhiu, deputete e VV-së pas takimit tha se LDK-ja nuk po heq dorë nga kërkesat e saj ndërsa VV-ja nuk do të kthehet prapa vendimeve të 26 dhjetorit për postin e kryparlamentarit.

“Ju kërkoj ndjesë që keni pritur. Marrëveshja nuk është finalizuar sepse LDK po insiston në propozimin e saj të dhënë me 8 janar. VV ka bërë disa përpjekje mbetet te LDK-ja nëse ka vullnet s’mund të kthehemi mbrapa seancës së 26 dhjetorit por mbetemi të hapur për ditët në vazhdim… “, tha ajo.

-Advertisement-

“Nuk e kemi pranuar ofertën e LDK’së për shkak se është përmbysje e vullnetit të Kuvendit. Dhe e dyta është tallje me Kuvendin”, ka shtuar Haxhiu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera