Lajme

Vetëvendosje akuzon Goran Rakiq se theu heshtjen parazgjedhore, fton Hotin të marrë masa

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 30 November 2020

Liburn Aliu, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar, Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Goran Rakiq për thyerje të heshtjes parazgjedhore për veriun e Mitrovicës.

Aliu po ashtu ka thënë se për këtë nuk erdhi asnjë reagim nga Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili sipas tij supozohet të jetë shefi i Rakiqit.

“Ky zëvendëskryeministër theu heshtjen zgjedhore duke bërë thirrje të votohet një zyrtar nga Lista Serbe. Kurse Hoti as nuk reagoi, a është në gjumë apo ai nuk e di se duhet të veprojë apo nuk e  qan kokën fare për këtë punë.

-Advertisement-

Rakiq ka deklaruar se Serbia dhe Presidenti i saj e përkrah këtë kandidat dhe ka kërkuar që të votojnë atë duke e thyer heshtjen parazgjedhore”, ka thënë Aliu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera