Lajme

Vetëvendosja zgjedh shefin e Grupit Parlamentar

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 31 March 2021

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Mimoza Kusari Lila do të jetë ushtruesja e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të kësaj partie .

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të VV-së, ku thuhet se Kusari lila u votua për të ushtruar këtë detyrë deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, shkruan Gazeta inFokus .

Njoftimi i VV-së:

-Advertisement-

“Mimoza Kusari-Lila është ushtruesja e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur sot, nga deputetët tanë ajo u votua për ta ushtruar këtë detyrë deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Nga 51 deputetë të pranishëm, me 45 vota PËR, 2 vota KUNDËR, 3 vota ABSTENTIM dhe 1 e zbrazët, znj Kusari-Lila u votua për drejtimin e grupit parlamentar.

Sipas Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Shefi i Grupit Parlamentar votohet nga anëtarët e grupit parlamentar dhe zgjedhet nga Këshilli i Përgjithshëm.

Mimoza Kusari-Lila është deputetja që sidomos në legjislaturën e fundit ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi të lartë në adresimin e çështjeve të rëndësishme për ne dhe për vendin. Asaj i urojmë sukses në detyrën dhe përgjegjësin e saj të re.”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera