Lajme

Vetëvendosja “zbulon” marifetin: Shikoni pamjet si po i nxjerrin votat tona të pavlefshme

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 26 April 2021

Kandidati i Vetëvendosjes në qarkun e Tiranës Boiken Abazi denoncon se fletët e votimit ku qytetari e ka votuar atë në kryeqytet, por edhe dy përfaqësuesit e tjerë të kësaj lëvizje në Gjirokastër dhe Lezhë po nxirren qëllimisht të pavlefshme. Në një intervistë për ABC ai sqaroi se fletës ku përbri emrit të tij është vendosur shenja kryq apo plus, qëllimisht “i është vënë një tjetër shenjë edhe te numri i PS apo PD nga komisioneri për ta nxjerrë të pavlefshme”.

“Në 10 Qendra Votimi në Tiranë ku “X”-i është i vendosur te numri 13 (që është Boiken Abazi) del me një “X” të vendosur te numri 12, do të thoja më rrallë te PD. Problemi është i lidhur me problemin e PS” tha Abazi duke shtuar se vetë nuk e ka parë, por e kanë informuar dhe se po mbledh provat për të bërë ankimim.

-Advertisement-

“Nuk mata mundësi vetë ta shikoja. Kryetarja e komisionit një nga shqetësimit që kishte ishte që të mos e fotografonin. Ne do të ankohemi” tha Abazi. Kreshnik Merxhani kandidat në Gjirokastër ka postuar një video në faqen e tij në Facebook, që sipas tij provon momentin kur komisioneri nxjerr të pavlefshme fletën e votimit, pasi është kapur duke shkruar mbi fletë.

Kreshnik Merxhani në Gjirokastër flet për mbi 1 mijë fletë të pavlefshme. “Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht. Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve.

Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit. Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë.

Kjo është një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje. Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe. Ne marrim angazhimin ta ndjekim çështjen penalisht” denoncon ai.

Gjatë bisedës në ABC, Abazi bëri edhe një tjetër denoncim. “Mbrëmë në Allias te shkolla “Bajram Curri” natën, kur kam shkuar në mëngjes vëzhguesit tanë nuk i lejonin të futeshin në qendrën e numërimit. Edhe stafi i KQZ nuk u lejua të futej brenda. Aty ku ne do të gjejmë prova të padiskutueshme për këtë që ne e kemi bindje të thellë për atë që po ndodh në Tiranë, por edhe Gjirokastër dhe Lezhë, janë duke nxjerrë jashtë loje votat e Vetëvendosjes duke vendosur një kryq të dytë” tha ai./ db/ Abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera