Lajme

Vetëvendosja dhe GDP-ja! Dikush paratë, dikush pozitën e lartë në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 06 May 2018
Thyerja e brendshme e Lëvizjes Vetëvendosje po përcillet me një “luftë” të re mes atyre që po e bartin trashëgimin e subjektit politik dhe atyre që janë larguar nga partia. Të parët u kanë kërkuar 12 deputetëve që tash thirren si Grupi i Deputetëve të Pavarur që ta lirojnë postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilin aktualisht e mbanë Aida Dërguti, shkruan AktivPress.

Por meqë nuk kanë gjetur mirëkuptim mese vete këtë çështje e kanë ngritur në Kuvend, në mënyrë që të vendosin të gjithë deputetët se kujt i takon ky post. Në seancën e fundit plenare kjo kërkesë nuk u shqyrtua në mungesë kuorumi, por gjasat për shkarkimin e Dërgutit janë të pakta edhe nëse në seancën e radhës do të ketë prani të mjaftueshme të deputetëve në sallë për të votuar.

Për ta shkarkuar Dërgutin nevojiten së paku 80 vota. Kështu parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, sipas aktit më të lart juridik të shtetit, zgjidhen me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve (120), që i bie së paku 60 vota, mirëpo për t’u shkarkuar duhen së paku 80 vota. “Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit shkarkohen me votën e shumicës prej dy të tretave (2/3) të numrit të përgjithshëm të deputetëve”, thuhet shprehimisht në Kushtetutë.

-Advertisement-

Vetëvendosja mund të mos e rifitoj një pozitë në Kryesi të Kuvendit, por në anën tjetër i ka në dorë financat nga Fondi për Demokratizimin e Partive të cilin e mbanë KQZ-ja. E ato nuk janë pak, por 1 milion e 008 mijë euro. Kjo shumë është dedikuar për 32 deputetë, aq sa i ka pasur VV-ja kur ka hyrë në Kuvend pas zgjedhjeve të fundit. Për secilin deputet janë paraparë 31500 euro në vit. Praktikisht, Grupi i Deputetëve të Pavarur i ka humbur 376 mijë euro për 12 deputetë. Ndarja e këtyre mjeteve ka qenë problematike që nga koha kur është ndarë për herë të parë Partia Shqiptare Demokristiane, pastaj LDK-ja me LDD-në, VV-ja me LB-në, dhe PDK-ja me Nismën.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera