Lajme

Vetëvendosja dënohet me 2 mijë e 100 euro

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 18 November 2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, shkruan Gazeta Infokus.

Vetëvendosje është dënuar me gjobë prej 2 mijë e 100 euro për shkak të vendosjes së materialeve zgjedhore në shtande – shtëpi të drurit, në rrugë publike për qëllime elektorale.

Ankesën e ka paraqitur Lidhja Demokratike e Kosovës.

-Advertisement-

“Pranohen të bazuara ankesat e evidentuara me numra Anr.1105/2021 dhe Anr.1106/2021 të datës 08.11.2021, paraqitur nga Subjekti Politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me seli në Prishtinë, ashtu që subjektit politik Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, i shqiptohet dënimi me gjobë në shumë prej 2,100,00 (dymijë e njëqind) euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike – për shkak të vendosjes së materiale zgjedhore në shtande – shtëpi të drurit në rrugë publike për qëllime elektorale”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Si pasojë e këtij vendimi LVV detyrohet që ta paguajë këtë gjobë brenda 15 ditësh.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, në Prishtinë fitues u zgjodh kandidati i LDK-së Përparim Rama, i cili mori 51.07 %.

Ndërsa, kundër kandidati i tij nga radhët e VV-së, Arben Vitia, mori 48.93%./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera